Nëse keni patate dhe dëshironi t’i përgatisni ato në një mënyrë ndryshe, provoni t’i gatuani me kërpudha. Një pjatë e shijshme dhe padyshim plot vlera ushqyese.
Përbërësit:
500 gr kërpudha
3 patate
3 qepë (të kupe)
1/2 filxhan vaj ulliri
1 filxhan çaji verë e bardhë
1 gotë ujë
Vaj
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja:
Prejini kërpudhat dhe shtojini në një tigan me pak vaj.
Kaurdisini për disa minuta dhe më pas shtoni edhe qepët e prera. Përziejini herë pas here dhe hidhni në të verën e bardhë.
Lërini të ziejnë në zjarr mesatar për rreth 5 minuta dhe shtoni në të edhe patatet e prera në copa, sipas formës që dëshironi.
Rregullojini me pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq.
Shtoni gjithashtu edhe një gotë ujë dhe më pas tranferojini në një enë për pjekje.
Vendosini në furrë të piqen për rreth 45 minuta në temperaturën 200 gradë Celcius.
Pas kësaj, largojeni tavën nga furra dhe është gati për t’u servirur.
Përshtati: Genta Dobra