Nëse keni një sistem të dobët imunitar dhe vuani nga infeksione të ndryshme, është koha për t‘u dhënë fund atyre. Do t’ju njohim me një ilaç natyral shumë të fuqishëm i cili forcon imunitetin tuaj dhe e bën atë të funksionojë në mënyrë të përkryer.
Në këtë mënyrë ju do të mbroni veten dhe do të qëndroni larg inflamacioneve, baktereve dhe infeksioneve të shumta.
Përbërësit:
¼ filxhan qepë ( e copëtuar)
¼ filxhan hudhër (e copëtuar)
¼ filxhan xhenxhefil
3 gota uthull molle
2 lugë rrikë (lloj rrepe)
2 speca djegës
2 lugë gjelle shafran Indie
3 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Shtoni në një enë qepën, hudhrat, xhenxhefilin, rrikën dhe specat djegës të copëtuar. Më pas, hidhni në të edhe shafranin e Indisë dhe mjaltin.
Përziejini mirë dhe tranferoni përzierjen në një kavanoz. Në fund, shtoni edhe uthullën e mollës, përziejini sërish dhe mbylleni kavanozin me kapak.
Ruajeni atë në një vend të ftohtë dhe të errët për 14 ditë. Më pas, kullojeni atë me anë të një cope të hollë ose me një kullesë.
Konsumoni nga ky ilaç 1 lugë gjelle çdo ditë. Kjo dozë do të parandalojë bakteret dhe infeksionet e ndryshme.
Shënim: Ky ilaç ka një aromë shumë të fortë, por duhet të dini se është pikërisht kjo ajo që e bën atë kaq të fuqishme!
Përshtati: Genta Dobra