Besojeni ose jo, uji i kripur mund të sjellë përfitime shumë të mëdha në shëndet. Shkencëtarët pajtohen me faktin se një gotë ujë me kripë ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme në trupin e njeriut. Nëse ju keni një dhimbje fyti ju duhet të bëni gargarë të paktën katër herë në ditë. Kjo do t’iu lehtësojë dhimbjet si dhe nuk do të keni më pengesa me kalimin e pështymës apo ushqimeve. Uji i kripur është i rekomanduar si ilaç për kollën, rrufën dhe forma të buta të sinusitit.
Ai është përdorur shpesh në formën e një lavazhit të hundës për të hequr sekrecionet dhe për të lehtësuar frymëmarrjen përmes hundës.
Një studim i realizuar lidhur me përdorimin e ujit të kripur, analizoi rreth 400 vullnetarë të cilët u ankuan për ethe dhe dhimbje fyti. Ata u trajtuan për një periudhë kohe me ujë të kripur. Në fund të periudhës së caktuar të eksperimentit u bë e qartë se duke bërë gargarë me ujë të kripur tri herë në ditë, 40% e pjesëmarrësve patën përmirsime në infeksionet respiratore.
Më poshtë ju paraqesim një listë se si mund t’ju ndihmojë uji me kripë:
Ju detoksifikon
Nëse konsumoni 7 ditë rresht ujë me kripë, kjo do t’ju ndihmojë të nxirrni jashtë të gjitha toksinat dhe bakteret nga trupi juaj.
Përmirson kockat
Teoria e njohur popullore thotë se alkali mineral i kripës ndikon pozitivisht ndaj problemeve të kockave, sidomos tek ata të cilët kanë probleme me osteoporozën.
Zhduk pagjumësinë
Mineralet e kripës mund të qetësojnë sistemin nervor. Pra, nëse keni probleme me pagjumësinë, pini një filxhan me ujë dhe kripë para se të flini.
Ju hidraton
Nëse ndjeni se trupi juaj është i dehidratuar, konsumoni ujë të kripur, sepse është një ndër mënyrat më të mira që ju hidraton.
Rigjeneron lëkurën
Nëse dëshironi një lëkurë të butë dhe me shkëlqim, pini një fixhan ujë me kripë çdo ditë.
Shërben si një tretës i mirë
Uji me kripë është një zgjidhje e garantuar për tretjen e ushqimit, sepse ajo përmban disa enzima që e përshpejtojnë ndjeshëm procesin e tretjes.
Përshtati: Genta Dobra