Pas ngrënie së darkës, një numër i madh njerëzish kanë një tendencë për të parë një film, pa e ditur se ky është një zakon i tmerrshëm i cili mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e tyre. Por, ne do t’ju njohim me një listë prej 5 gjërash që nuk duhet t’i bëni pas një dreke ose një darke.
Mos pini cigare 
Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se pirja e duhanit është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin e tyre e megjithatë ata vazhdojnë me këtë zakon të tmerrshëm, sidomos pas ngrënies së vakteve. Është shumë e rëndësishme të prisni disa orë pas ngrënies së një vakti dhe pastaj të pini cigare, sepse ato përmbajnë nikotinë që mund të lidhet ngushtësisht me oksigjenin, duke shkaktuar probleme me tretjen.
Sipas disa studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është e barabartë me pirjen e 10 cigareve në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe të zorrëve.
Mos hani fruta 
Koha më e mirë për të konsumuar fruta është para një vakti, me stomak bosh,  për shkak se frutat kërkojnë enzima të ndryshme në mënyrë që të treten. Gjithashtu, sheqernat që gjenden në fruta duhet më shumë kohë  të treten plotësisht. Ngrënia e frutave pas një vakti, nga ana tjetër mund të shkaktojë urth.
Mos shkoni në gjumë 
Nëse ju shkoni në shtrat menjëherë pas ngrënies së një vakti, me shumë gjasa do të ndjeni parehati. Universiteti i Janinës “Medical School” ka kryer një studim sipas të cilit ka provuar se njerëzit që presin një kohë më të gjatë për të shkuar në shtrat pas ngrënies së një vakti, kishin më pak rrezik për të përjetuar një goditje. Pra, sigurohuni që të hani të paktën disa orë para se të shkoni për të fjetur.
Mos bëni dush
Dushi menjëherë pas një vakti mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në këmbë dhe duar, duke reduktuar kështu rrjedhjen e gjakut në stomak. Kjo do të dobësojë sistemin tuaj të tretjes, duke çuar kështu në dhimbje stomaku.
Mos pini çaj 
Ju kurrë nuk duhet të pini çaj pas drekës apo darkës, sepse mund të ndërhyjë me thithjen e hekurit. Çaji përmban një acid tanik i cili mund të lidhet me hekurin dhe proteinat në ushqimet tuaja. Është provuar shkencërisht se në shumicën e rasteve kjo rezulton në 87% në uljen e nivelit të hekurit.
Dhe mungesa e hekurit mund të shkaktojë anemi, duke shkaktuar lëkurë të zbehtë, oreks të dobët, dhimbje gjoksi, këmbë dhe duar të ftohta, marramendje, dobësi, dhe lodhje ekstreme.
Pra, ka disa gjëra që ju duhet t’i shmangni pas ngrënies së një vakti.
Përshtati: Genta Dobra