Kjo është ëmbëlsira më e thjeshtë që ju mund të gatuani. Mjaftojnë 3 përbërës dhe pjata juaj do të jetë gati me një shije dhe pamje fantastike.
Përbërësit:
5 banane
100 gr çokollatë
100 gr karamele të vogla me ngjyra
Përgatitja:
Në një tas pritini bananet në disa pjesë dhe në një enë tjetër shtoni çokollatën e shkrirë më pas në banjomari.
Copat e bananeve futini në çokollatën e shkrirë. Pasi i keni futur në masën e shkrirë hidhni dhe karamelet dhe më pas të copat e bananeve vendosini në frigorifer për disa orë.
Përshtati: Fjola Graçi