Trupi ynë mund të provojë dhimbje të ndryshme duke mos patur rehatinë dhe komfortin e dëshiruar. Gjunjët janë pjesa që jep më shumë dhimbje sidomos në moshën e thyer.
Ekspertët thonë se dhimbja e kockave vjen si rezultat i faktorëve të ndryshëm si keqqëndrimi i trupit, mosha e thyer dhe komplikacione të tjera serioze.
Prandaj sot po iu sjellim një recetë shumë të thjeshtë sesi të përgatisni një shurup shërues për problemet e kockave tuaja.
Përbërësit:
2 lugë gjelle xhelatinë pluhur
50 gr fara kungulli
3 lugë gjelle rrush i thatë
7 lugë gjelle fara lini
220 gr mjaltë
5 lugë gjelle fara susami

Përgatitja:
Gjithçka që ju duhet të bëni është të përzieni të gjithë ingredientët në një blender, më pas përzierjen hidheni në një gotë dhe ruajeni në frigorifer.
Përdorimi:
Ju duhet të merrni një lugë gjelle nga kjo përzierje dy herë në ditë, njëherë në mëngjes esëll dhe njëherë para drekës.
Përshtati: Fjola Graçi