Kuzhina siçiliane është shumë e njohur, ofron shumë ide të shijshme për të gatuar perimet. Kjo është një recetë e vjetër, që ka kaluar nëpër breza, e thjeshtë, por shumë e shijshme. Në dialekt quhet "rocculu affucatu", brokoli siçilian ‘i mbytur’ dhe aroma që lë në kuzhinë, është e pagabueshme.
Ajo përdoret si një pjatë e dytë, si një pjatë vegjetariane, si një salcë për makarona. Ajo që është e sigurt është se në mënyrë për ta përgatitur atë, zakonisht nuk duhet të mungojë tuma, një djathë tipik siçilian, ullinjtë e zinj dhe vera e kuqe.

Receta
Merrni një brokoli, lajeni dhe ndajini tufëzat. Qëroni edhe dy qepë të mesme, prejini në feta të holla. Nëse ju nuk mund ta gjeni këtë djathë, ju mund të përdorni si alternativë një djathë të butë. Në fund të një tiganit, vendosni një shtresë me brokoli, kripë, piper, një shtresë me qepë dhe në fund, djathin.
Bëjeni këtë derisa t’ju përfundojnë përbërësit. Hidhni sipër edhe pak rigon, vaj ulliri ekstra të virgjër, pastaj vendosni kapakun dhe gatuajeni në zjarr të ulët për 10 minuta. Hiqni kapakun, shtoni ullinjtë e zinj, menjëherë pas tyre dhe një gotë verë të kuqe. Lëreni sa të avullojë pak vera, përreth 25 minuta.
Brokoli “i mbytur” është i shijshëm, si kur konsumohet i ngrohtë apo i ftohtë.
Përgatiti: Brikena Dervishaj