Byreku me presh dhe gjizë është një ushqim tradicional i vendit tonë.
Përzierja e preshit dhe gjizës e bën këtë byrek shumë të shijshëm dhe jo shumë të komplikuar në gatim…

Përbërësit:
500 gr miell
Pak kripë
Vaj
Ujë

Mbushja:
100 gr presh
50 gr gjalpë
100 gr djathë
 100 gr gjizë
100 ml kos

Përgatitja:
Fillimisht në një tavë hedhim miellin dhe përbërësit e tjerë me rradhë derisa të jetë krijuar një brum homogjen.
Më pas vendoseni në një vend të ngrohtë dhe mbulojeni me një pecetë dhe lëreni për 30 minuta.
Në një tigan hidhni gjalpin, më pas shtoni preshin e pastruar dhe lërini për disa minuta të kaurdisen. Shtoni djathin, gjizën dhe kosin.
Përziejini derisa kosi të jetë përthithur dhe më pas fikeni mbushjen e byrekut. Më pas nisni të hapni petët.
Ky byrek ka dy petë një nga lart dhe njëra shtrohet poshtë në tepsi. Shtroni petët e parë spërkateni me pak miell dhe sipër hidhni mbushjen.
Më pas vendosni petën e dytë dhe spërkateni me pak ujë dhe vendoseni të piqet për 40 minuta në 220 gradë Celsius.
Përshtati: Fjola Graçi