Filetot janë ndër ushqimet më të dashura, e veçanërisht për fëmijët. Përgatitja e kësaj recete ju merr vetëm pak kohë, ndaj nuk keni pse të justifikoheni me këtë pjesë. Ja si ta gatuani
Përbërësit:
1 kg fileto pule
3 lugë gjelle miell
100 gr djathë
3-4 lugë galetë
2 lugë gjelle vaj
2 lugë gjelle gjalpë
2 vezë
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Shtoni pak miell, pak kripë dhe dhe piper të zi në një pjatë dhe përziejini mirë.
Ndërkohë, shtoni vezët në një pjatë dhe rrihini për disa minuta.
Grijeni djathin dhe hidheni në një enë të cekët, dhe galetën po ashtu.
Vendosni një tigan në zjarr në temperaturë mesatare me pak gjalpë dhe vaj.
Kaloni filetot e pulës fillimisht në miell, në vezë, në galetë dhe më pas në djathin e grirë.
Renditini filetot në tigan dhe skuqini  nga të dyja anët për rreth 3 minuta.
Largojini nga zjarri dhe janë gati për t’u shërbyer.
Përshtati: Genta Dobra