Mund t’i keni përdorur si aromatizues apo për shije, por jo si bazë për supë. Vjen e kombinuar më së miri me përbërës të tjerë që e bëjnë këtë supë edhe më të veçantë...
Përbërësit:
7 gota lëng perimesh/pule
1 qepë
10 thelpinj hudhër
6 feta bukë
1/3 filxhan salcë kosi
½ lugë gjelle kripë
½ lugë gjelle piper i zi
Përgatitja:
Shtoni lëngun e pulës në një enë dhe ngroheni atë për disa minuta. Vendosni ndërkohë në zjarr një tenxhere me vaj ulliri.
Prejeni qepën në copa të vogla dhe kaurdiseni në tenxhere për disa minuta, derisa të zbutet.
Prejini gjithashtu edhe hudhrat hollë dhe gatuajini së bashku me qepët për rreth 1 minutë. Rregullojini me pak kripë dhe piper të zi dhe shtojini në lëngun e pulës/ perimeve.
Mbulojeni enën me kapak dhe rriteni temperaturën e zierjes. Prejeni bukën në kube dhe shtojeni edhe atë në tenxhere.
Pasi supa ka vluar dhe buka është zbutur plotësisht, tranferojeni atë në një belender për të marrë kështu një pure.
Mund të shtoni pak kripë dhe piper të zi për shije, sipas dëshirës.
Tranferojeni në pjata dhe rregullojeni me pak salcë kosi. Është gati për t’u servirur.
Përshtati: Genta Dobra