Soda e bukës ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore dhe estetike, trajton problemet më të mëdha që ju mund të keni me flokët tuaja.
Në rast se nuk e dini atëherë lexoni këtë artikull. Soda e bukës është shumë e përshtatshme për flokët pasi i forcon, iu jep volum dhe largon zbokthin.

Ja rastet kur duhet të përdorni sodë buke:
Sodë buke për të hequr mbetjen nga produktet e tjera.
Çdo gjë që ngelet në lëkurën e kokës suaj nga shampot apo produktet e tjera mund të largohet shumë kollaj nëse ju përdorni sodë buke. Higjiena e skalpit është e para prandaj soda e bukës do t’ju ndihmojë.

Sodë buke për të hequr kripën nga flokët
Nëse jeni në det në verë atëherë duhet të largoni kripën e detit, mënyra më e mirë për ta bërë këtë gjë është përdorimi i sodës. Kjo gjë do të ndihmojë që ju të ruani ngjyrën.

Sodë buke për të rritur flokët
Nëse ndjeni se flokët po iu dobësohen dhe po iu rriten ngadalë atëherë e vetmja gjë që iu nevojitet është një sasi shumë e vogël e sodës së bukës. Soda vepron si stimulues në rrënjët e flokëve dhe ndihmon që rrënjët të dalin më shpejt. Përfundimi?
Flokë të gjatë, të fortë dhe të shëndetshëm.
Mënyra e përdorimit:
Në një shishe të vogël spraji hidhni pak 1 lugë gjelle sodë dhe 6 lugë gjelle ujë. Aplikoni përbërjen në flokë të thatë nga rrënja deri në maja. Lëreni përzierjen për disa minuta dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.