Një tortë e veçantë e cila do t’ju bëjë ta shijoni dhe më shumë sezonin e dimrit. Nëse keni lajthi dhe çokollatë në shtëpi, mos prisni më, por filloni ta gatuani…
Përbërësit:
10 vezë
200 gr lajthi
150 gr çokollatë
200 gr sheqer pluhur
Për përgatitjen e kremit:
3 vezë
50 gr lajthi
150 gr margarinë
150 gr çokollatë
100 gr sheqer pluhur
Përgatitja:
Shtoni të kuqet e vezëve në një enë dhe i rrihni së bashku  me sheqerin pluhur.
Më pas shkrini çokollatën mbi avull, lëreni të ftohet për pak minuta dhe hidheni në enën me vezë.
Shtoni në të edhe të  bardhat e vezëve së bashku me lajthitë e copëtuara dhe përziejini mirë që të përftoni një masë homogjene.
Hidheni masën e përgatitur në një enë për pjekje dhe vëreni në furrë të piqet për rreth 35 minuta na temperaturën 180  gradë Celsius.
Ndërkohë, për  përgatitjen e kremit rrihni vezët sëbashku me sheqerin pluhur derisa të fitoni një masë homogjene.
Pasi të ftohet kremi, shtoni gjalpin dhe përziejini derisa të bëhet një masë e vetme.
Lyejeni tortën e pjekur me kremin e përgatitur në të gjithë sipërfaqen e saj. Më pas, shkrini çokollatën e mbetur dhe hidheni mbi të.
Dekorojeni me lajthi të copëtuara.
Përshtati: Genta Dobra