Të pasura me vitamina dhe minerale, janë aleatët më të mirë për tretje, përmbajnë shumë pak kalori dhe ndihmojnë rregullimin e natyrshëm të prodhimit të hormoneve. Kështu shkruan "acucinaitaliana.it", sipas të cilës finoku ka një shije të ëmbël, shije të këndshme, është një aleat i mirë për tretje dhe i pasur me lëndë ushqyese. Përmban shumë pak kalori dhe ndihmon rregullimin e natyrshëm të prodhimit të hormoneve.

Vetitë e dobishme
Së pari, finoku përmban shumë ujë dhe shumë pak kalori, rreth 30 deri 100 gr, kështu që është rekomanduar për ata që ndjekin një dietë për humbje peshe, ose për ata që, në përgjithësi, duan të mbajnë linjat.
Pastaj, ai është diuretik dhe ndihmon në tretje – si vaj esencial - dhe në përgjithësi ka një efekt pozitiv në të gjithë sistemin e tretjes, veçanërisht është në gjendje për të eliminuar gazrat e zorrëve.
Vitamina dhe minerale
Është i pasur me kripëra minerale, kalium, por edhe kalcium dhe fosfor, të cilat janë të dobishme për eshtra të forta. Në mesin e vitaminave, nuk mungon vitamina C, por edhe ato të grupit B dhe D.
E para shërben respektivisht për ta mbajtur lëkurën të re dhe për të ndihmuar sistemin imunitar. Vitamina B ndihmon në rregullimin e funksionimit të sistemit nervor dhe të mëlçisë, si dhe të lëkurës dhe të kokës.
Përfitimet për gratë
Ajo rekomandohet për gratë që janë duke ushqyer fëmijën me gji, sepse stimulon gjëndrat e qumështit, duke i dhënë atij një shije të ëmbël dhe të këndshme. Ajo është rekomanduar për grate në menopauzë, por edhe për ato që kanë një cikël të çrregullt ose të dhimbshëm.
Përgatiti: Brikena Dervishaj