Një supë e nxehtë e peshkut sezonal për të humbur disa kile të grumbulluara gjatë pushimeve, por edhe për të luftuar të ftohtin e këtyre ditëve. Për 8 nga 10 italianë, në fakt, sipas një ankete online, peshku shërben për të ndjekur një dietë po aq të balancuar, për shkak se gjatë pushimeve merren deri në 20 mijë kalori për person. Një ushqim me pak kalori, por edhe një aleat i vlefshëm kundër sëmundjeve sezonale, duke qenë një burim i mirë i vitaminës D, omega-3, por edhe me proteina dhe elementët si jod, zink dhe bakër, të dobishme për t’ju kundërpërgjigjur infeksioneve.
Peshku sezonal më i përshtatshëm për supë, janë barbuni, kallamari, sepje, që gjenden me shumicë gjatë ditëve të stuhive të fundit; peshku rekomandohet veçanërisht në dietat për humbje peshe, pasi është me pak yndyrë dhe kalori (69 kalori për 100 gram).
Produktet e peshkut janë zgjidhja për shëndetin dhe bukurinë, por  pa harruar edhe kërmijtë e detit, ku për 100 gram merren vetëm 90 kalori, 75.8% proteina dhe 5 miligramë vitaminë E, armik i betuar i radikaleve të lira.
Përgatiti: Brikena Dervishaj