Një mënyrë ideale për të gatuar kungulleshkat është të përgatisni me to byrek. Provoni një shije ndryshe dhe një byrek shumë të veçantë, plot shije e vlera ushqyese.

Përbërësit:
1 kg kunguj
3 filxhanë djathë kaçkavall
200 gr miell fryrës
50 gr gjalpë
3 vezë
1 filxhan çaji qumësht
1/2 filxhan çaji  vaj ulliri
Kripë
Piper i kuq
Piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht grini kungujt ne rende dhe vendosini në nje enë.
Shtrydhini ato mirë që t'u largoni lëngun e tepërt. Shtoni më pas në të të gjithë përbëresit e tjerë.
Përziejini mirë derisa të fitoni një masë homogjene.
Lyeni enën e pjekjes me pak yndyrë dhe pasi të ngjeshni brumin me pak gjalpë, hapeni mire më pas në enë.
Vendoseni në furrë të piqet për rreth 55-60 minuta.
Përshtati: Genta Dobra