Për disa njerëz mund të jenë ndër ushqimet më të preferuara, ndaj mësoni se si t’i përgatisni ato në vetëm pak minuta, në një shije të jashtëzakonshme...

Përbërësit:
1 kg speca
1 kg domate të gjelbra
1 kg karota
1 kg kastraveca
1 kg lakër e bardhë
1 kg lulelakër
½ kg bishtaja
Gjethe dafine
Piper i zi kokërr
Përgatitja:
Fillimisht lani mirë të gjitha perimet.
Prejini në feta mesatare dhe hidhni në të pak kripë. Lërini mënjanë në një vend të ftohtë përreth 12 orë.
Kullojuni lëngun e tepërt domateve dhe shtojini përbërësit në kavanoza të sterilizuar.
Vendosni në secilin kavanoz nga një gjethe dafine dhe nga një kokërr piper të zi.
Shtoni gjithashtu 4 deri në 5 lugë gjelle uthull molle në çdo kavanoz. Mbyllini kavanozat mirë dhe lërini  mënjanë për disa ditë.
Përshtati: Genta Dobra