Cilat janë parametrat më të mira që tregojnë mirëqenien fizike dhe ritmin e plakjes? Ja çfarë udhëzon dietologia Blerina Bombaj:

Çfarë mund të na shtojë vite jete:

pesha trupore afër minimumit të këshillueshëm - 40 vite

ushqimi i shëndetshëm - 15 deri 25 vite

aktiviteti fizik - 10 deri 20 vite

10 bio-parametrat më të rëndësishëm:

1.Masa muskulare – Përdore ose harroje! (Një pjesë e mirë e të moshuarve vdesin nga sarkopenia – mungesa e muskujve) Mangësia e saj e rrit 230% rrezikun e vdekjes.
2.Forca muskulare – matet me aftësinë e të ulurit në gjunjë dhe ngriturit
3.Metabolizmi – Ritmi me të cilin trupi shpenzon energji. Në moshën 70 vjeçare ne djegim 500 kalori më pak sesa në moshën 25 vjeçare për të njëjtën peshë.
4.Përmbajtja e trupit në dhjamë – më shumë dhjamë sjell plakje më të shpejtë
5.Kapaciteti aerobik - Sa më i vogël kapaciteti i ajrosjes së mushkërive, aq më e shkurtër jeta. Provoni të fryni një tullumbac, vëreni volumin me çdo frymëmarrje.
6.Sheqeri në gjak - Qoftë edhe një rritje e lehte e sheqerit mund të rrisë me 30% shanset e vdekjes nga çdo arsye.
7.Raporti Total Cholesterol/HDL – kur është më i madh se 4:1 tregon rrezikshmëri për arteriet.
8.Hipertensioni – plak sistemin e qarkullimit dhe nuk furnizon si duhet indet dhe organet.
9.Densiteti i kockave - Mjaftojnë 2 javë shtrirë në krevat dhe humbasim 1% të masës sonë kockore. Vetëm kjo tregon rëndësinë e lëvizjes dhe peshëngritjes për të ruajtur masën kockore.
10.Rregullimi i temperaturës së trupit – tregues i rëndësishëm i mirëqënies fizike.