Shefi Yannick Alléno fiton yllin e tretë "Michelin" për restorantin e tij “Le 1947” te hotel "Cheval Blanc", në Courchevel në Savojë. Alléno, 48 vjeç është shef edhe i një tjetër restoranti me tre yje në Paris, “Pavillon Ledoyen”.


Alléno falënderoi gjithë ekipin e tij. Ai është i vetmi kuzhinier që merr një yll të tretë në edicionin e Michelin Guide 2017. Shefi i kuzhinës shprehu gëzimin e tij në gjuhën angleze në twitter gjithashtu, duke shkruar:
“Përtej çdo lumturie. Një falenderim të madh për ekipet e mia të mrekullueshme Alléno Paris dhe “Le 1947” e “Cheval Blanc” në Courchevel. Ju jeni fantastikë..!”
Në udhëzuesin e ri "Michelin" prezantuar në Paris, janë edhe dy italianë të cilët fituan nga një yll: është Simone Zanoni, shef i restorantit "George" në hotelin e famshëm “George V” në Paris dhe Paul Boscaro i “L’escargot 1903”, në Puteaux, në rajonin parizien.
Janë 57 restorante të reja që kanë marrë yllin e tyre të parë “Michelin”, 12 restorante kanë marrë yllin e dytë dhe vetëm ‘Le 1947’ e Yannick Alléno, kuzhinier i “Cheval Blanc” në Courchevel në Savojës, fitoi yllin e tretë në Michelin Guide 2017.
Gjithsej ishin 70 promovime të reja, një numër rekord sipas ekspertëve gjatë 10 viteve të fundit.