Ka shumë gjëra në jetën tuaj që i bëni në mënyrë automatike. Një nga këto është edhe përgatitja e makaronave. Me siguri që sa herë keni përgatitur pasta ose spageti, keni ndjekur procedurën e mëposhtme: së pari keni hedhur ujë në një tenxhere, më pas pak kripë dhe vaj. Pasi uji ka vluar, keni hedhur edhe spagetit/pastat në të të ziejnë. 

Por, jo gjithmonë keni ngrënë një pjatë spageti të shijshme, ashtu siç vërtetë do të dëshironit. Sepse pas një recetë të shijshme fshihet gjithmonë një sekret, një teknikë ndonjëherë më e thjeshtë seç duket.
Kështu, nëse i keni gatuar makaronat në këtë mënyrë gjatë gjithë jetës tuaj, fatkeqësisht i keni gatuar në mënyrën e gabuar.
Ato përgatiten me një metodë tjetër: Fillimisht vendosni spagetit në tenxhere, shtoni në të ujin e ftohtë dhe vendosini në zjarr të ziejnë.
Në më pak se 15 minuta do të provoni pastat më të shijshme që mund të keni ngrënë ndonjëherë.