Problemet e lëkurës lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me mënyrën e jetesës suaj, veçanërisht me përzgjedhjen e ushqimeve. Dermatologët ju sugjerojnë që për një lëkurë të shëndetshme të konsumoni këto ushqime:

Soja
Sepse lufton plakjen, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe bllokon enzimat përgjegjëse për plakjen e lëkurës.
Agrumet
Grejpfruti (qitro), portokalli dhe limoni janë të pasura me vitaminë C dhe ndihmojnë aminoacidet të konvertohen në kolagjen.
Proteinat
Sepse për një lëkurë të shëndetshme është e domosdoshme një dietë e pasur me proteina. Ju këshillojmë të mos lini pa konsumuar veçanërisht të bardhën e vezës, pasi ajo do të rrisë nivelin e kolagjenit në trupin tuaj.
Peshku
Pasi ndihmon qelizat të forcohen. Disa lloj peshqish, si salmoni dhe toni, janë të pasura me acide yndyrore që forcojnë lëkurën si dhe ju ndihmojnë të keni flokë më të shëndetshëm.
Karota
Pasi perimet me ngjyrë portokalli, siç janë karotat dhe patatet e ëmbla, janë të pasura me vitaminë A, e cila riparon dhe rigjeneron qelizat e dëmtuara të lëkurës.