Mëngjeset e shpejta dhe të lehta pa bërë rrëmujë kuzhinën janë ëndrra e çdo amvise kryesisht. Ata përpiqen të gjejnë mënyrat dhe ushqimet që bëjnë më pak enë për të larë. Ju duhet të shkoni në punë apo në shkollë dhe në këtë mënyrë nuk keni kohë të pastroni kuzhinën pas ngrënies së mëngjesit.

Por, ndonjëherë ka disa sekrete të vogla që ju shpëtojnë nga rrëmuja dhe enët e papastra në kuzhinë. Kështu, nëse keni planifikuar të gatuani omëletë për mëngjes, mund ta përgatisni atë në vetëm pak minuta pa bërë pis as edhe një enë në kuzhinën tuaj.
Për këtë ju duhet vetëm një qese me vakum dhe do të shijoni një omëletë të shijshme si kurrë më parë.

Shtoni në qese vezët, djathin, perimet ose çfarëdo produkti që ju dëshironi dhe mbylleni qesen. Tundeni për pak minuta dhe më pas vendoseni atë në një enë me ujë të vlojë për rreth 13 minuta.
Siç mund ta keni kuptuar, nuk keni nevojë të përdorni asnjë enë nga kuzhina juaj.