E kush nuk e pëlqen aromën që shkopi i kanellës lëshon midis rrobave, apo edhe kur e vendosim në ambientet e shtëpisë. Ne do të iu tregojmë disa nga përdorimet e tij të shumta në kuzhinë.

- Mund ta vendosni në një çajnik me ujë të nxehtë, kjo për një filxhan me çaj të ngrohtë kanelle.
- Nëse në mëngjes keni vendosur të gatuani bollgur, mund t’i shtoni një shkop kanelle gjatë kohës që është duke u gatuar.
- Mund ta vendosni në mes të kafes suaj përpara se ta konsumoni.
- Gjatë kohës që po gatuani mish mund ta hidhni në tenxhere.
- Para se të piqni në furrë mishin, mund t’i bëni disa vrima dhe t’i vendosni disa shkopinj kanelle për të lëshuar aromën e tyre.
- Shkopin e kanellës ju mund ta përdorni edhe gjatë kohës që po gatuani oriz, kuskus ose thjerrëza duke e hedhur së bashku me to në tenxhere.