Panairi ku do të gjeni çdo gjë për hotele, restorante dhe kafe vjen në edicionin e 4-rt këtë vit, me pjesëmarrjen e rreth 140 kompanive vendase dhe ndërkombëtare. “HoReCa® Fair Albania tashmë është kthyer në traditë. Edicioni i 4-rt do të zhvillohet në datat 03-05 mars 2017 në qendrën më të njohur për zhvillimin e panaireve në vend, Pallati i Kongreseve. Parashikojmë që të kemi mbi 140 kompani pjesëmarrëse në HoReCa® 2017, afro 40% e të cilëve ekspozues ndërkombëtare”, - theksojnë organizatorët. Pritet që mijëra vizitorë profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi të vizitojnë panairin duke e kthyer Tiranën, në kryeqytetin e pritjes së profesionistëve.