Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike del nga kornizat zyrtare këtë 8 Mars. Për herë të parë e shohim ndryshe, në studion e produksionit të “Shije.al”, duke gatuar dy receta speciale, anipastë me salmon dhe ëmbëlsirë 'crumble', me mollë dhe dardhë.

Në shoqërinë e shefit të kuzhinës, “special guest”, Arvin Kita, biseda mes tyre vjen në një optikë tjetër, ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar ta shohim znj. Harito, jashtë Parlamentit, jashtë mbledhjeve të qeverisë, apo debateve të zakonshme politike.
Ndiqni për më shumë detaje, bisedën e plotë miqësore mes tyre, lidhur me jetën familjare, preferencat në kuzhinë, ushqimin dhe marrëdhëniet me miqtë, kolegët, të afërmit.