Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë “Shqipëria 2017” është çelur në Tiranë, me pjesëmarrjen e kompanive vendase dhe më gjerë, që operojnë në industrinë mobiliare. Ky është edicioni i 14- të i tij. Marrin pjesë kompani të afirmuara tashmë për industrinë e përpunimit të drurit, të cilat e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e produkteve të tyre dhe zgjerimin e tregjeve të shitjes.

Kompanitë kanë ekspozuar prodhimet dhe teknologjitë më të fundit nga sektori i mobilerisë dhe risitë e modeleve bashkëkohore që konkurrojnë tendencat e këtij tregu në botë. Panairi do të qëndrojë hapur nga data 11-14 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Organizatorët, ‘Albexpo Group’ në bashkëpunim me Shoqatën e Mobiljerëve Prodhues të Shqipërisë (AWPA) të Kosovës dhe shoqatave të rajonit janë shprehur optimist për këtë sipërmarrje. Panairi i Mobiljeve ka filluar të organizohet që në vitin 2004 dhe ka pasur rritje të numrit të ekspozuesve prodhues.