Ka disa ushqime që kërkojnë një teknikë të veçantë gatimi në mënyrë që të shijojnë gjithmonë. Bifteku është një prej tyre, i cili duhet gatuar mirë me erëzat e duhura dhe sipas udhëzimeve të recetës.

Por, ka një përbërës të thjeshtë që ju e përdorni rëndom në kuzhinë për gatime të ndryshme dhe gjithashtu për të pastruar. Bëhet fjalë për sodën e  bukës, që gjendet pothuajse në shtëpinë e secilit prej jush.
Mund të mos e keni ditur, por soda e bukës i jep biftekut një shije të mrekullueshme.

Hidheni sodën e bukës në një pjatë dhe kaloni në të biftekun nga të dyja anët. Renditeni në një pjatë dhe vendoseni në frigorifer.
Lëreni për 3 deri në 5 orë. Më pas lajeni biftekun mirë dhe gatuajeni atë. Soda e bukës do të ndihmojë që ai të gatuhet më shpejt dhe të qëndrojë i butë.