Kuzhina tradicionale e Kalabrisë merr një tjetër çmim ndërkombëtar. “New York Times” shkruan se Caterina Ceraudo është kuzhinieria e re që punon në restorantin Dattilo në Strongoli (Crotone), e cila ka marrë edhe një yll ‘Michelin’ në vitin 2012.

Ajo është nderuar edhe me çmimin “Female Chef 2017” nga Michelin, mbrëmjen e 20 marsit në Milano. Historia e Caterina Ceraudo është një prej historive të bukura të grave sipërmarrëse italiane. Kuzhinieria e re kalabreze ka nisur të drejtojë sipërmarrjen e saj private në vitin 2013.
Restoranti i familjes është në qendër të një ferme organike, ku pemishte, vreshta dhe ullishte ofrojnë produkte për kuzhinën e saj lokale, të thjeshtë dhe plot shije.
Për ekspertët e Michelin, kuzhina e Caterina-s është “një kuzhinë moderne dhe në të njëjtën kohë jo e komplikuar, ku shija shpesh është e balancuar me shumë të drejtë, me aciditetin dhe ëmbëlsinë”.