Renato Mekolli
shiko info

Renato Mekolli është një ndër shefat më të njohur shqiptarë, falë edhe fokusit mediatik ndaj tij si fitues i disa çmimeve të rëndësishme në Greqi.

Ai e ka nisur karrierën e tij në vendn fqinj, fillimisht si asistent i francezit Herve Pronzato, një shef kuzhine tepër i njohur në Athinë. Më vonë ai u bë vetë shef i një restoranti me emër dhe tërhoqi vëmendjen e medias greke, por jo vetëm. Për Renaton shkroi edhe gazeta“THE NEË YORK TIMES”, e cila e konsideron shqiptarin si një star të Athinës dhe top chef të vërtetë.

Pjatat e Renatos shquhen për kombinimin e mirë të ingredientëve, elegancës në prezantim dhe shijeve unike.

Tashmë ai jeton në Tiranë, ku është i angazhuar në disa formate televizive mbi tema të kulinarisë, por popullaritetin më të madh ai e fitoi si një prej tre anëtarëve në Masterchef Albania.

4
Eshte gatuar 0 here 0 komente
veshtiresia
Mesatare
servings
2 persona
cook time
40 min
Filetë Viçi me Perime dhe Salcë Kërpudhash
Receta te tjera
Top