FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Barbaroza
Lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe, veçanërisht, në Shqipëri. Është një bimë e bukur dhe mjaft popullore, e njohur, ndryshe, si Mbretëresha e Kopshteve. Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose nishadër. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave. Nga gjethet e dhe lulet e thara të bimës ngjyrë rozë, përgatitet një çaj, që ka një aromë të veçantë. Gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik
Barishte
Bimë me apo pa kërcell, por pa trung të mirëfilltë. Kanë gjethe të blerta e në trajta të ndryshme, që rriten vetë ose kultivohen si perime. Në ndryshim nga erëzat, aroma e tyre është e lehtë, e përshtatshme, jo agresive dhe lehtësisht e kombinueshme. Rriten në zona me klimë të butë dhe përdoren gjerësisht në gatime në forma të ndryshme: të gjalla, në avull, të ziera, të pjekura etj. Rekomandohen të përdoren sa më shpesh për shkak të vlerave ushqyese dhe vetive të shkëlqyera kurative.
Barman
Ai që përgatit dhe servir lloje të ndrysme pijesh në banak.
Bartender
Mund të quhet ndryshe edhe barman. Është një person i kualifikuar që përgatit ose mikson pije të ndryshme dhe i servir ato në banak.
Belushkë
Peshk autokton që rritet në liqenin e Ohrit, më i vogël se korani dhe në ngjyrë të argjendtë.
Bërxollë
Thelë mishi që nxirret nga pjesa e brinjëve ose e shtyllës kurrizore. Më të zakonshmet janë bërxolla e viçit ose derrit. Përgatiten në skarë, pllakë sobe, tigan etj.
Beshamel
Një nga salcat bazë të kuzhinës, që quhet ndryshe edhe si salca e bardhë. Përgatitet me gjalpë, miell, qumësht, kripë dhe piper të bluar. E ka prejardhjen nga Franca që nga shekulli XVII dhe njihet si nëna e salcave të kuzhinës franceze. Futet në gatime të ndryshme dhe shëben si bazë edhe për përgatitjen e salcave të tjera.
Bidon
Enë prej metali apo prej lënde plastike, që mund të jetë me kapak ose dorezë. Shërben për të mbajtur pije të ndryshme, bulmetra, zahire etj. Në disa zona të ndryshme të vendit përgatisin edhe gatime të ndryshme me bazë mishi si: qingj ose kec në bidon.
Biftek
Thelë mishi e nxjerrë nga pjesa e kofshës ose shpatullës së viçit e që pritet në drejtim të kundërt me fijet muskulare. Zakonisht gatuhet duke e pjekur në skarë, tigan ose në furrë. Teknikat e gatimit të biftekut janë të shumëllojshme.
Bishtajë
1.) Fruti i disa bimëve në formën e dy fletëve stërgjatëshe, brenda së cilave gjenden farat, zakonisht rrumbullake. Bishtajë fasulesh, bizelesh, mashkurkash, etj. 2.) Lloj fasuleje që përdoret e njomë në gatim. Mashurkë. Mish me bishtaja.
Bizele
Bishtajë me kokrra jeshile të rrumbullakëta. Një nga bimët më të vjetra të kultivuara prej njeriut e që konsiderohet si një nga perimet më të shëndetshme. Bizelet e freskëta dallohen prej të tjerave nga fortësia e lëvores dhe ngjyra e gjelbër e ndezur. Përdoret në gatime të ndryshme.
Bollgur
Drithë (kryesisht grurë ose misër), që zakonisht zihet, pastaj thahet në diell e copëtohet. Gatuhet, pak a shumë, si pilafi me oriz. Bollgur i trashë (i imët). Bollgur gruri (misri, elbi, tërshëre). Bollgur me gjalpë. Mish me bollgur.
Boronicë
Frut me ngjyrë blu të thellë në të errët, që rritet zakonisht në gjendje natyrore, por edhe e kultivuar sëfundmi. Rritet në zona me klimë të freskët, sidomomos në veriun e Shqipërisë. Përmban shumë vlera ushqyese dhe bën pjesë në kategorinë e superushqimeve. Lëng boronice. Çaj boronice. Ngjyrë boronice.
Borzilok
Lloj bime barishtore njëvjeçare me gjethe të vogla e me erë të këndshme. Përdoret shumë në kuzhinë për t’i dhënë aromë dhe shije gatimeve të ndryshme, sidomos në pjatat e ftohta dhe sallatat. Pesto Gjenoveze nuk mund të konceptohet pa borzilokun, por edhe pica Margarita. Mbillet në vazo ose oborret e shtëpive dhe rritet shpejt.
Bozë
Pije freskuese që përgatitet nga mielli i misrit (apo drithërave të tjerë) dhe është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Boza përbëhet nga mielli i misrit, uji, tharmi (maja buke) dhe sheqeri (ose mjaltë). Më e mira është boza e melit. Është një produkt i shëndetshëm, i shijshëm dhe e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen. Besohet të ketë origjinën tetë ose nëntë mijë vjet më parë në zonën e Mesopotamisë. Thuhet se të parët që e "shpikën" bozën shqiptare ishin goranët e Kukësit, të cilët krijuan një traditë të çmuar të saj.
Fjalet 1 - 15 nga 22
Top