FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Çaj i zi
Çaji i zi e ka prejardhjen nga India dhe është një prej llojeve më të preferuara, për shkak të vlerave që mbart.
Carnitas
Gatim meksikan. Gatim i ngadaltë i mishit të derrit në copa të vogla dhe me shumë erëza. Zakonisht përdoret për mbushjen e tacos.
Çepele
Çikore
Barishte me lule ngjyrë bojëqielli, që rritet gjithandej nëpër bahçe apo parcela të vogla. Është një nga barishtet që përdoret shumë në gatime të ndryshme, sidomos nëpër sallata dhe gjendet me lëhtësi në tregun fshatar. Ka vlera të jashtëzakonshme mjekësore. I bën mirë mëlçisë, stomakut, rregullon aritminë e zemrës dhe qetëson sistemin nervor.
Cingaridhe
Copë e vogël, e skuqur fort, që përftohet nga proçesi i tretjes së dhjamit (zakonisht nga dhjami i derrit).
Cironkë
Cironkë e thatë
Çokollatë
Pluhuri në ngjyrë kafe të mbyllur në të kuqe, që bëhet duke bluar farat e kakaos; brumë i gatuar me këtë pluhur dhe me sheqer e me erëza, i ngrirë si pllakë ose në formë tjetër.
Çomlek
Top