FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Dafinë
Dru apo shkurre që rritet në vende mesdhetare, me gjethe të gjelbra, aromë të këndshme dhe që prodhon kokrrra të vogla në ngjyrë të errët.
Darkë
Vakt. Ushqimi që hamë në mbrëmje.
Dhallanik
Dhallë
Pjesa e ngelur nga rrahja e kosit me ujë të vakët për të përftuar gjalpin. Dhallë i ftohtë. Dhallë i yndyrshëm. Pi një gotë dhallë.
Dhiozmë
Erëz me gjethe vezake e me lule të imëta, të grumbulluara tufë si kalli. Gjethet e njoma ose të thara kanë erë të mirë dhe përdoren si erëz në kuzhinë. Gjithashtu, mendra ka një përdorim të gjerë edhe në industrinë farmaceutike. Në krahina të ndryshme njihet me emra karakterisitikë si mendër ose nenexhik.
Dietë
Mbajtja e një rregjimi në të ngrënë dhe pirë, duke hequr dorë nga një kategori e caktuar produktesh.
Djathë
Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz apo maja. Më pas kullohet me anë të napës. Në varësi të bulmetit, ka edhe lloje të ndryshme të djathrave.
Djathë feta
Djathë kasher
Djathë mëshere
Djathë vize
Domate
Bimë barishtore njëvjeçare, e cila mbillet në pranverë e bën kokrra të mëdha që piqen në fillim të verës dhe kanë ngjyrë të kuqe. Është një nga perimet më të konsumuara.
Domate jeshile
Një varietet i domateve, që konsumohen vetëm të gatuara, pasi nuk kanë lëng dhe fara. Nuk duhen ngatërruar me domatet kur janë të papjekura.
Domate qershi
Domatet e vogla ndryshe quhen domate qershi.
Domate sarëke
Është ndër të paktat domate të prodhimit vendas. Ka shumë tul, lëng dhe fara.
Fjalet 1 - 15 nga 19
Top