FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Fasule
Një bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, të hollë e përdredhës, me gjethe në trajtë zemre, që mbillet për bishtajat dhe për kokrrat e saj, të cilat përdoren për gatim. Kemi fasule të kuqe, të zeza dhe të bardha.
Fërnellë
Një pajisje e vogël që punon me energji elektrike, e cila përdoret për të gatuar.
Filetë
Thelë mishi që nxirret nga dy anët e shtyllës kurrizore të një kafshe; filetë viçi,; filetë pule; filetë peshku.
Fileto pule
Fileto pule është një pjesë e mishit të pulës pa kocka. Zakonisht përdoret pjesa e mishit të bardhë.
Finjë
Ujë i valuar, ku është tretur një sasi hiri i situr, që përdoret për të larë rroba, enë etj. Finjë me fletë dafine. Kazani i finjës. Bëj finjë. Fut (shtie) në finjë. Laj me finjë. Shkoj në finjë.
Fistik
Kokrrat e një arrori të viseve të ngrohta, që ngjajnë me lajthinë; Është kultivuar që nga kohët prehistorike dhe origjinën e ka nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Persia e vjetër. Pema nuk është shumë e lartë, rreth 6 metra, por ka jetëgjatësi. Ajo mund të rojë deri në 300 vjet. Rritet shumë ngadalë dhe jep fruta me cikël dyvjeçar, të cilat përdoren të thata, por edhe në ëmbëlsira dhe akullore. I gjejmë me ose pa lëvozhgë, të ëmbëlsuara ose të kriposura. Një ushqim i pasur me acide yndyrore, proteina, kalium, vitaminë K dhe E.
Freskët (mb)
Diçka që nuk është as e ftohtë dhe as e ngrohtë, por që anon më shumë nga e ftohta. E përdorim për ushqimin që sapo ka dal, sapo është këputur ose sapo është mbledhur. Ushqim i freskët.
Frigorifer
Në aparaturë e posaçme ftohtëse, ku ruhen në gjendje të freskët ose të ngrirë ushqime të ndryshme, si bulmeti, mishi, perimet, frutat, etj.
Frut ekzotik
Fruta ekzotike quhen ato fruta që nuk janë të prodhimit vendas. Zakonisht frutat ekztotike janë tropikale.
Frut pasioni
Fruti i pasionit është një lloj fruti tropikal, i cili sipas botanistëve konsiderohet me kokrra të kuqe.
Fruti i dragoit
Ftohje
Ftohja e ushqimit. Momenti pasi kemi gatuar diçka dhe e heqim nga zjarri, duke e lënë për disa minuta në frigorifer ose në një mjedis të freskët.
Ftua
Një pemë frutore e viseve të ngrohta, me gjethe vezake, me push në anën e poshtme, me lule të bardha dhe që bën kokrra të mëdha të verdha, me aromë të këndshme dhe pak push.
Furrë
Një lloj ndarje e veçantë e sobës, ku futen për t’u pjekur tava të ndryshme.
Top