FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Gaforre
Kafshë e ujërave të ëmbla e të kripura, që e ka trupin të mbuluar me guaskë të fortë dhe me dhjetë këmbë të nyjëzuara e me kthetra në majë. Është një nga ushqim shumë i preferuar dhe që gatuhet në disa specialitete.
Galetë
Galetë është një term që përdoret në kuzhinën franceze për të përcaktuar lloje të ndryshme të ëmbëlsirave të rrumbullakta ose në forma të lira.
Gatim
Mënyra sesi gatuhet një produkt, perime apo recetë e caktuar.
Gatim tradicional
Kur një gatim përgatitet sipas një mënyre të caktuar, të trashëguar dekadë pas dekade. Gatimet tradicionale ndryshojnë nga një zonë në tjetrën.
Gjalpë
Yndyrnë e trashë, që nxirret duke rrahur qumështin e bagëtive. Ka disa lloje të gjalpit.
Gjethe dragoi
Gjethet e thara dhe majat e lulëzuara kanë një aromë të lehtë dhe u japin shije pjatave me peshk, mish dhe sallatave. Shtohet e freskët përpara se të shërbehen pjatat sepse e zierë e humbet aromën.
Gjizë
Lloj bulmeti, i cili përgatitet nga qumështi, kosi, dhalla ose hirra, duke i mpiksur e kulluar pasi zihen.
Gjylbazë
Gjyvec
Një pjatë tradicionale greke, por që gatuhet edhe në vendin tonë. Receta tradionale ka si përbërës mishin e viçit, makarona, qepë të thata, vaj ulliri, gjalpë të shkrirë, salcë, kanellë, piper dhe dafinë.
Glikanxo
Bimë barishtore me lule të bardha si ombrellë, me fara të ëmbla e me aromë të mirë që përmbajnë vaj; farat e kësaj bime. Glikanxo liron disa vajra që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe parandalojnë fryrjen e stomakut. Ato freskojnë edhe frymëmarrjen. Farat e glikanxos mund të përtypen pas ushqimit ose mund të përdoren në ëmbëlsira. Farat e glikanxos. Vaj glikanxoje.
Glikanxo
Bimë barishtore me lule të bardha si ombrellë, me fara të ëmbla e me aromë të mirë që përmbajnë vaj; farat e kësaj bime. Glikanxo liron disa vajra që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe parandalojnë fryrjen e stomakut. Ato freskojnë edhe frymëmarrjen. Farat e glikanxos mund të përtypen pas ushqimit ose mund të përdoren në ëmbëlsira. Farat e glikanxos. Vaj glikanxoje.
Gliko
Reçel i përgatitur në shtëpi, me kokrra të plota pemësh, që zakonisht i nxirret mikut në pjatë të vogël para kafesë. Gliko kumbulle, kajsie, fiku, arre, etj.
Gluten
Proteinë specifike që gjendet tek gruri, thekra dhe elbi e që shkakton fryrjen e bukës. Një numër i konsiderueshëm njerëzish, që vuajnë nga sëmundiet celiake (rreth 1% e popullatës), kur konsumojnë produkte që përmbajnë gluten, sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke dëmtuar zorrët e holla dhe, kështu, lëndet ushqyese nuk përthithen. Ndaj, këshillohet që ata të kenë shumë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve të ndryshme dhe të ndjekin të ashtuquajturën "dietë pa gluten". Prodhimet e zakonshme të pastiçerisë dhe pothuajse të gjitha llojet e bukës dhe makaronat, përmbajne gluten. Kruasanët, biskotat dhe vaferat gjithashtu. Madje edhe pjesa më e madhe e birrave. Megjithatë, në tregun ushqimor ka kohë tregtohen edhe produkte pa gluten, duke përfshirë bukën dhe makaronat. Këto ushqime bëhen zakonisht me miell misri, orizi ose patatesh në vend të miellit të grurit.
Gogozhare
Spec i kuq me shumë tul, zakonisht i rrumbullakët si domate, që përdoret për turshi ose për t’u pjekur.
Gouda
Lloj djathi që zakonisht përdoret për mbushjen e picave. Prodhohet në Hollandë dhe emrin e ka marrë nga qyteti Gouda, jo se prodhohet aty, por se ky qytet ka patur monopolin e trgëtimit të këtij djathi. Thuhet se është një nga djathërat më të vjetër të regjistruar ndonjëherë (që në vitin 1184).
Fjalet 1 - 15 nga 18
Top