FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Havjar
Vezë peshku, sidomos ato të blinit e të qefullit, të kripura e të përgatitura me vaj, që përdoren për të ngrënë. Havjar i zi. Havjar blini.
Havjar i bardhë
Havjar i Bardhë quhen vezët e kërmijve. Ato njihen ndryshe edhe si “perlat e Afërditës”, për shkak të vetive afrodiziake.
Hide
Hide ose ide, xinxife apo kimçë, është një dru frutor që bën kokrra në formë të zgjatura si ulli. Kur piqen ngjyra e tyre është kafe dhe janë shumë të shijshme. Mund të hahen të thata ose të përdoren në ëmbëlsira. Emri i saj shkencor është Ziziphus jujuba, që rrjedh nga greqishtja ζίζυφον, zízyphon, prandaj edhe në disa krahina të vendit njihet edhe me emrin xinxife. Kimçë e quajnë në rrethin e Shkodrës.
Hidërsha
Shih barbaroza
Hidhur
Një shije e pikët si e helmit. E kundërta, e ëmbël. Kafe e hidhur. Vjen e hidhur. Kam gojën të hidhur.
Hithër
Barishte që rritet në gjendje të egër dhe me vlera të larta kurative, sidomos për pastrimin e gjakut. Përdoret si çaj, por edhe në gatime të ndryshme si në sallatë, supë, lakror, byrek etj. Në kozmetikë përdoret kundër rënies së flokut dhe zbokthit.
Hudhër
Bimë barishtore që mbillet në tokë, që ka erë të fortë e të djeg. Përdoret si ushqim dhe si bimë mjekësore. Hudhra është e përbërë nga disa thelpinj.
Top