FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Labot
Barishte me kërcell të gjatë, gjethe të gjelbra të errëta ose të çelëta në të verdhë. Ngjan me spinaqin dhe rritet zakonisht në gjendje të egër në toka të punuara, por mund të kultivohet edhe nga njeriu. Përdoret për gatime të ndryshme si mbushje për byrek, lakror ose për dollma me fletë laboti.
Lëpjetë
Barishte që i ngjan shumë spinaqit në pamje dhe ka vlera të ngjashme ushqyese me të. Përdoret në gatime tradicionale si lakrori, byreku, etj. Mund të përdoret edhe si çaj i ngrohtë ose i ftohtë.
Llukanik
Lloj sallami me mish të grirë ose me të brendshmet e bagëtive dhe me shumë erëza. Karakteristik për zonën e juglindjes. Llukanik Korçe. Llukanik fshati.
Top