FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Narden
Nenë
Barishte që rritet në gjendje të egër në ara ose në kopshte. Ka gjethe të mëdha mishtore të gjelbra në të kuqe dhe në majë fara të imëta e të shumta. Në kuzhinë gatuhet si perimet e tjera dhe zakonisht përdoret për sallata, supa ose për mbushje lakrori e byreku.
Nenexhik
Erëz me gjethe vezake e me lule të imëta, të grumbulluara tufë si kalli. Gjethet e njoma ose të thara kanë erë të mirë dhe përdoren si erëz në kuzhinë. Gjithashtu, mendra ka një përdorim të gjerë edhe në industrinë farmaceutike. Në krahina të ndryshme njihet me emra karakterisitikë si mendër ose dhiozmë.
Ngjalë
Ngjalë në tavë
Nishadër
Shih barbaroza
Nisheste
Pluhur i bardhë si miell i imët që nxirret nga gruri, misri, patatja, orizi etj. Përdoret në gatime të ndryshme si
Top