FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Qahi
Qimnon
Erëz me origjinë indiane e që nuk mungon, pothuajse, në asnjë gatimet e tyre. Shija e tij kombinohet shumë mirë me fasulen, sidomos kur shtoni edhe perime. Me të mund të pasuroni sallata të ndryshme, duke e përfshirë në dressing-un e tyre, por edhe në gjellë të ndryshme. Elbasanasit servirin, me pak qimnon përsipër, qeshqekun, recetën tradicionale të Krishtlindjeve. Hollandezët e përdorin në djathin Gouda, ndërsa gjermanët në sallameri. Njihet ndryshe edhe me emrin kumin.
Qiqër
Qiqrat hyjnë tek familja e bishtajoreve. Kokrrat e saj janë të forta, të rrumbullakta dhe në ngjyrë kafe të hapur. Janë të njohura për nivelin e lartë proteinik dhe një nga legumet më të hershme të kultivuara nga njeriu (rreth 7 500 vjet më parë). Në kuzhinë përdoren të ziera nëpër sallata ose gjellë të ndryshme. Qiqrat mund të bluhen dhe mielli i saj përdoret për bukë, falafel dhe përdorime të tjera, sidomos në kuzhinën aziatiko-jugore.
Top