FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Shafran
Shafrani ose ari i kuq, siç i thonë ndryshe, është një nga erëzat më të shtrenjta në botë. Ngjyra e kuqe, aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër. Përveçse si erëz, përdoret edhe në industrinë farmaceutike dhe konsiderohet mbreti i medikamenteve. Këshillohet të mos konsumohet më shumë se 0.2 gram në ditë. Shafrani ka sezon të shkurtër lulëzimi, vetëm tre javë në vit, dhe mbillet në toka me përbërje të lehtë me pak argjilë dhe me drenazh shumë të mirë, të pasur me pleh organik.
Shpretkë
Shqeto
Top