FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Tabuleh (Tabbouleh)
Pjatë tradicionale orientale që, shpeshherë, konsiderohet si sallatë. Përgatitet me bollgur, domate, kastraveca, majdanoz, qepë, mente, vaj dhe lëng limoni. Përbërësit janë të prera hollë dhe, ndonjëherë, i shtohet edhe hudhër. Mund të përdoret në vend të bollgurit edhe couscous.
Taco
Pjatë tipike meksikane. Një lloj pite misri (ose gruri) e butë ose kërce, me një diametër rreth 20 cm, që mund të mbushet me ushqime të ndryshme të parapërgatitura si mish të grirë, me peshk, me copa mish viçi ose pule, me produkte vegjetariane etj. Mbas mbushjes, pitja përthyhet përgjysmë dhe është gati për t’u ngrënë.
Tartuf
Lloj kërpudhe që rritet nën tokë pranë rrënjëve të pemëve, zakonisht lisit, blirit, pishës, shelgut të egër etj. Ka formën e zhardhokut dhe nuk ka rrënjë, gjethe dhe as degë. Parapëlqen tokat ranore dhe ushqehet me kripëra minerale që i merr nga rrënjët e bimëve të tjera. Ka dy lloje tartufësh, i ziu, që haset më shpesh, dhe i bardhi, që ngjan me zhardhokun e patates. Është një nga produktet më të shtrenjta të kuzhinës dhe nuk konsumohet si një ushqim më vete, por grihet mbi ushqime të tjera për t’i dhënë aromë të këndshme dhe të veçantë, veçanërisht pastave, supave, pjatave me mish, lloje të veçanta sallatash etj.
Tëlyn
Gjalpë. I thonë kështu ebasanasit.
Tërhanik
Tërshërë
Bimë e ngjashme me grurin, me fara të mbledhura tufë, të veshura me dy hala ose në trajtë dhëmbëzash. Dikur tërshëra përdorej vetëm për kafshët, kurse sot, produktet e tërshërës konsiderohen si ushqime me vlera të larta ushqyese dhe shëndetësore për njeriun. Ajo është e pasur me fibra të tretshme që përthithen lehtë nga organizmi dhe ndihmojnë në largimin e LDL-së, ose siç quhet ndryshe “kolesteroi i keq”. Mielli i tërshërës ka veti antioksiduese, përbën një ushqim shumë të mirë për fëmijët, si dhe për nënat me fëmijë në gji, që nuk kanë qumësht në sasinë e duhur. Supa me tërshërë është një ushqim i mirë për ata që kanë kaluar sëmundje të rënda. Tërshëra është një alternativë shumë e mirë për mëngjesin duke përgatitur që në darkë përzierjen: tërshërë, kos, fara dhe fruta.
Thekër
Thjerrëz
Bishtajore njëvjeçare me lule të vogla e të bardha. Kokrrat e thjerëzave kanë formë ovale ndërsa disa të tjera janë më të sheshta. Përdoren në gatime të ndryshme, duke u kombinuar mjaft mirë në supa, gjellë dhe receta të ndryshme. Gatuhen më shpejt se fasulet sepse janë më të imëta. Përmbajnë shumë kalori dhe janë të pasura me fibra. NJihen tre lloje thjerëzash: jeshile, të kuqe dhe kafe.
Thrashegër
Qershizë, qershigël, qershi toke, rrush mali. Lëng thrashegre.
Toba proshutë derri
Trahana
Pjesë e traditës shqiptare të gatimit, ndonëse origjina e hershme i takon vendeve të Lindjes. Konsumohet kryesisht për mëngjes ose në darkë. Trahanaja përgatitet zakonisht nga amvisat në kushtet e shtëpisë. Përbërësit kryesorë janë mielli, gjalpi, vezët, erëza të ndryshme, maja buke, qumësht ose kos. Ruhet në qese prej pëlhure dhe vendoset në vende të thata e të freskëta. Gatuhet në mënyra të ndryshme, duke e tretur në ujë të ngrohtë dhe duke i shtuar ingredientë të ndryshëm.
Trahana e ëmbël
Trahana e thartë
Tret (tres)
1) Shkrij në ujë ose në një lëng tjetër një lëndë të ngurtë; kthej në gjendje të lëngët një lëndë të ngurtë duke e ngrohur ose duke e nxehur, e shkrij. Tret sheqerin (kripën). Tres gjalpin (dhjamin). 2) Bluaj mirë ushqimin në stomak që të hollohet e të thithet nga organizmi.
Troftë
Peshk i ujërave të ëmbla, me trup të gjatë e me dy fletë në shpinë. Ka gojë të madhe e nofulla të forta. Mishi i tij zakonisht vjen pak si i kuqërremtë dhe është shumë i shijshëm. Troftë pikaloshe. Troftë liqeni (lumi).
Fjalet 1 - 15 nga 16
Top