FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Koriandër
Barishte që ngjason shumë me majdanozin, por gjethet e saj kanë formë më të rrumbullakët. Pjesa e gjelbër e kësa bime quhet cilantro, ndërsa farat koliandër përdoren si erëz aromatike në gatime të ndryshme. Të gjitha pjesët e bimës (rrënjët, farat dhe kërcelli) janë të ngrënshme. Ka një aromë të fortë që shkon shumë mirë me peshkun, frutat e detit, orizin dhe pulën. Mund të rritet në vazo, mjafton të ketë dhe të mirë dhe e ekspozuar plotësisht ndaj Diellit.
Top