FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Karafil
Erëz që përftohet duke tharë sythin e pambyllur të lules së një peme të gjelbër tropikale. Ka formën karakteristike të gozhdës, me ngjyrë kafe dhe me qëndrueshmëri të mirë. Përdoret gjithmonë i thatë, i plotë ose pluhur sidomos në gatimin e ëmbëlsirave të ndryshme, në mishrat e zierë, në disa salca, në marinimin e mishit të drerit, për mishin e pjekur, për supa (sidomos pule) dhe ndonjëherë me djathin e stazhionuar. Me karafil shkojnë mirë edhe disa perime të ëmbla, të tilla si qepa apo karota. Në perëndim përdoret shpesh për t’i dhënë shije çajrave bimorë. Ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve dhe heqjen e erës së keqe të gojës.
Top