FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Tërshërë
Bimë e ngjashme me grurin, me fara të mbledhura tufë, të veshura me dy hala ose në trajtë dhëmbëzash. Dikur tërshëra përdorej vetëm për kafshët, kurse sot, produktet e tërshërës konsiderohen si ushqime me vlera të larta ushqyese dhe shëndetësore për njeriun. Ajo është e pasur me fibra të tretshme që përthithen lehtë nga organizmi dhe ndihmojnë në largimin e LDL-së, ose siç quhet ndryshe “kolesteroi i keq”. Mielli i tërshërës ka veti antioksiduese, përbën një ushqim shumë të mirë për fëmijët, si dhe për nënat me fëmijë në gji, që nuk kanë qumësht në sasinë e duhur. Supa me tërshërë është një ushqim i mirë për ata që kanë kaluar sëmundje të rënda. Tërshëra është një alternativë shumë e mirë për mëngjesin duke përgatitur që në darkë përzierjen: tërshërë, kos, fara dhe fruta.
Top