FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Mare
Emri botanik i maresë është Arbutus Unedo. Bima e maresë ka ngjashmëri me boronicën e kuqe dhe frutat që ajo çel janë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Fruti i maresë ka përmasat e dredhëzës, ndaj këtu ka lindur edhe pseudonimi “pema e dredhëzës.” Shija e saj është unike, freskuese, pak e thartë dhe është i ngrënshëm kur është i mbipjekur. Rakia e maresë është një nga specialitetet më të çmuara shqiptare, por ajo përdoret edhe për reçel, marmaladë dhe gliko. Rritet në gjendje të egër, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Mareja në disa zona të vendit njihet, ndryshe, edhe me emrin koçimare.
Top