FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Majdanoz
Bimë barishtore 2 vjeçare, me kërcell të butë e të hollë, me gjethe të vogla e pak të çara, të cilat kanë erë të këndshme, që vjen nga përmbajtja e vajit eterik në të. Një ndër erëzat më të përdorura në kuzhinë. Përdoret në supa, sallata, gjellë të ndryshme, produkte të skarës etj. Aroma e majdanozit përmirëson oreksin, ndihmon në tretjen e ushqimeve, largon gazrat, bën mirë për disa sëmundje të mëlçisë, etj. Fillimi dhe fundi i stinës së verës janë periudha ideale për ta mbjellë dhe kultivuar majdanozin. Fare mirë mund të mbillet në një vazo në kushte shtëpie, mjafton që dheu të jetë i shkrifët dhe i pasur me pleh organik.
Top