FJALOR GASTRONOMIK
I pari fjalor gastronomik në gjuhën shqipe.
Shiko Info

Mbi 1 000 fjalë e shprehje të ndryshmenga bota e ushqimit dhe pijeve, që përdoren posaçërisht në kuzhinë apo kanë lidhje indirekte me gjithë proçesin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimit.

Një pjesë e madhe e tyre kanë prejardhje nga gjuhë të huaja dhe njihen ndërkombëtarisht në formën e tyre origjinale, sidomos nga shefat e kuzhinës apo të apasionuarit pas ushqimit dhe pijeve. Ato s’mund të gjenden në fjalorin zyrtar të shqipes së sotme dhe një përkthim literal jo vetëm do të ishte i pamundur, por do t’iu humbiste edhe bukurinë.

Do të zbuloni mjaft fjalë të reja dhe të vjetra që, për arsye të ndryshme, s’iu ka rënë rasti t’i dëgjoni dhe përdorni, por që gjuha shqipe i ka patur gjithmonë aty.

Urojmë që ky fjalor i ri gastronomik t’ju vijë sadopak në ndihmë për të kuptuar më mirë termat e gatimit, por edhe në pasurimin e gjuhës suaj të përditshme.

A
B
C
D
DH
E
F
G
GJ
H
I
J
K
L
LL
M
N
NJ
O
P
Q
R
RR
S
SH
T
TH
U
V
X
XH
Y
Z
ZH
Tartuf
Lloj kërpudhe që rritet nën tokë pranë rrënjëve të pemëve, zakonisht lisit, blirit, pishës, shelgut të egër etj. Ka formën e zhardhokut dhe nuk ka rrënjë, gjethe dhe as degë. Parapëlqen tokat ranore dhe ushqehet me kripëra minerale që i merr nga rrënjët e bimëve të tjera. Ka dy lloje tartufësh, i ziu, që haset më shpesh, dhe i bardhi, që ngjan me zhardhokun e patates. Është një nga produktet më të shtrenjta të kuzhinës dhe nuk konsumohet si një ushqim më vete, por grihet mbi ushqime të tjera për t’i dhënë aromë të këndshme dhe të veçantë, veçanërisht pastave, supave, pjatave me mish, lloje të veçanta sallatash etj.
Top