Informacioni që ne mbledhim, si e përdorim?

Ne mund të mbledhim dhe ruajmë informacione në lidhje me ju, ndërkohë që ju jeni duke përdorur shërbimet e faqes tonë. Ne e përdorim këtë informacion për të përmbushur sa më mirë kërkesat tuaja, për të siguruar funksionalitetin e shërbimit, përmirësimin e cilësisë së shërbimit, personalizimin e përvojës tuaj, për t’ju informuar me të rejat më të fundit (nëse ju e këkrkoni një gjë të tillë), për t’ju dërguar mesazhe të ndryshme në raste të caktuara, për të rritur sigurinë e shërbimit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Në mesin e informacionit që ne mbledhim, ju lutem vini re:

1. Informacioni i llogarisë:

Nëse keni krijuar një llogari në shije.al, ne mund ta ruajmë dhe ta përdorim emrin tuaj të plotë, adresën email-it, kodin tuaj postar dhe informacione të tjera që përmban llogaria juaj, të tilla si emri, mbiemri, gjinia, data e lindjes, adresa, numri i kontaktit, profesioni etj., që ju keni ngarkuar përgjatë proçesit të regjistrimit. Ndërkohë, jeni ju që do të vendosni çfarë duhet të shfaqet ose jo në profilin tuaj.

Ju mund të ndryshoni informacione lidhur me llogarinë tuaj këtu. Nëse besoni se dikush ka krijuar një llogari të paautorizuar, që ju përshkruan ose ngjason me tuajën, ju mund të kërkoni heqjen e saj duke na njoftuar menjëherë.

 

2. Përmbajtja Publike:

Informacioni që ju hidhni në faqen tonë është i destinuar për konsum publik, duke përfshirë postimet e ndryshme si receta gatimi, komente, pëlqime, pyetje, këshilla, fotografi, video, madje edhe kritikat tuaja në adresë të faqes. Ne mund të shfaqim këtë informacion nëpërmjet shërbimeve që ofrojmë, ta ndajmë atë me përdoruesit e faqes dhe më tej, ta shpërndajmë atë në një audiencë më të gjerë nëpërmjet rrjeteve sociale ku faqja jonë është aktive.

 

3. Kontaktet:

Ju mund të ftoni miqtë tuaj për t'iu bashkuar faqes sonë duke na siguruar informacionin e kontaktit ose duke na lejuar të hyjmë në kontaktet tuaja nga kompjuteri juaj, nga telefoni apo faqet e palëve të treta për të zgjedhur cilët miq ju doni të ftoni dhe ne mund ta transmetojmë këtë informacion për aq kohë sa të jetë e mjaftueshme në këtë proces.

 

4. Komunikimet:

Kur ju regjistroheni dhe krijoni një llogari ose përdorini shërbime të caktuara nga faqja jonë, ju keni zgjedhur për të pranuar komente apo mesazhe nga përdorues të tjerë ose stafi jonë redaksional. Ju mund t’i menaxhoni disa nga preferencat tuaja për komente dhe mesazhe këtu, por vini re: ju s’mund të zgjidhni në rastet e marrjes së disa mesazheve te llojit administrativ apo me natyrë ligjore nga shije.al.  Për shembull, në qoftë se keni këkrkuar një shqërbim të caktuar nga faqja, ne mund të ju dërgojmë mesazhe në lidhje me të duke përdorur informacionin e kontaktit që ju keni dhënë, duke përfshirë edhe mesazhe me tekst (SMS) në telefonin tuaj. Ne s’mund t’ju dërgojmë kurrësesi mesazhe të pakëndshme, të tilla si mesazhe spam ose kërkesa për të shkëmbyer komente përkundrejt një kompensimi.

 

Nëse ju jeni përfaqësues i një biznesi që përdorni shërbimet e faqes sonë, ne mund të lidhemi me ju duke përdorur informacionin e kontaktit që na keni dhënë (telefon, email etj.) dhe t’i vemë ato në dispozicion të përdoruesve.

 

5. Informacionet e ndërveprimit:

Nëse ju do të filloni të ndërveproni nëpërmjet shërbimeve tona, psh: të përfitoni një ofertë nga aksh biznes, të blini online etj., ne mund të mbledhim dhe të arshivojmë informacione rreth jush, të tilla si emrin tuaj, numrin e telefonit, adresën, email-in si dhe çdo informatatë tjetër që ju na ofroni në mënyrë që të proçedojmë ndërveprimin tuaj. Ky informacion mund të ndahet me palë të treta vetëm për të njëjtat qëllime. Shije.al nuk mund t’ia kalojë të dhënat tuaja personale palëve të treta për qëllime marketingu nëse ju nuk keni rënë dakord për një gjë të tillë. Nëse ju shkruani komente për bizneset me të cilat ju ndërveproni nëpërmjet faqes sonë, ne mund të shfaqim vetëm faktin që ju ndërvepruat me ato biznese. Për shembull, në qoftë se keni përfituar një ofertë për darkë në një restorant të caktuar nëpërmjet faqes sonë dhe shkruani një koment në lidhje me përvojën tuaj, ne mund të shfaqim faktin që ju përfituat ofertën nëpërmjet faqes sonë dhe keni komentuar  në lidhje me përvojën tuaj.

 

6. Aktiviteti:

Ne mund të ruajmë informacione kur ju jeni duke përdorur apo marrë shërbime në portalin tonë të tilla si aktiviteti juaj i kërkimit, faqet që ju shikoni në brendësi, datën dhe kohën e vizitës tuaj, bizneset që ju telefononi duke përdorur aplikacionin tonë mobile, rezervime apo blerjet që ju bëni nëpërmjet shërbimeve që ofron faqja jonë etj.
Ne gjithashtu mund të ruajmë informacione prej nga ju keni hyrë në faqen tonë si adresën e IP, identifikuesi i pajisjes unike, identifikuesi i reklamave, vendin (duke përfshirë Geolocation dhe GPS lokacion) etj.

 

Ekspozimi i të dhënave tuaja personale

Pavarësisht sistemit të ruajtjes së të dhënave, përdoruesit e tjerë mund të jenë në gjendje t’ju identifikojnë, duke përdorur informacionin që ju keni futur në llogarinë tuaj ose nga postimet tuaja në faqen tonë. Ju lutemi vini re se interaktiviteti juaj në faqen tonë (postimet, mesazhet, komentet apo gjithçka tjetër që ju dërgoni ose i përdorni për të marrë një shërbim të caktuar) janë private deri në momentin që ju vendosni t’i publikoni ato.

 

Mbajtja e të dhënave dhe mbyllja e llogarisë.

Ju mund të mbyllni llogarinë tuaj duke klikuar këtu. Mbasi keni vendosur për diçka të tillë, të gjitha postimet tuaja ne do t’i ndajmë nga profili/llogaria juaj (nëse këtë gjë doni edhe ju), por mund të mbajmë informacionin e tyre dhe ta përdorim atë pa shkelur privatësinë tuaj.

 

Fëmijët

Shërbimi është menduar për një audiencë të përgjithshme dhe nuk i drejtohet moshave nën 12 vjeç. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacion personal nga fëmijët poshtë kësaj moshe. Nëse ju keni dijeni se një fëmijë na ka dhënë të dhënat personale pa pëlqimin e prindërve, ju lutemi na kontaktoni këtu. Ne do të ndërmarrim hapa për të hequr informacionet e tij dhe të mbyllim menjëherë llogarinë.

 

Siguria

Ne ndjekim standardet e shprehura me ligj për të mbrojtur të dhënat personale. Megjithatë, asnjë metodë e transmetimit në Internet, nëpërmjet celularëve ose metoda e magazinimit elektronik, nuk është 100% i sigurt. Prandaj, ndërsa ne përpiqemi të përdorim mjete të pranueshme për të mbrojtur informatat tuaja personale, ne nuk mund të garantojë sigurinë tuaj absolute.