Akullore e shpejtë

Kjo recetë nuk është gjë tjetër veçse një akullore e shpejtë me shije xhenxhefili dhe pak pikante prej llojit të çokollatës. Është ekzaktësisht një akullore e nxehtë dhe e ftohtë, njëkohësisht.

Përbërësit
- 250 gr akullore
- 75 gr xhenxhefil
- 3 lugë gjelle shurup (xhenxhefili)
- 1 bishtajë vanilje
- 300 gr çokollatë e zezë (e copëtuar)
- 5 gr spec djegës (fara)
- 200 ml krem qumështi
- 100 ml pana
- 25 gr sheqer (i papërpunuar)
Përgatitja
1
Hidhni copat e xhenxhefilit dhe
shurupin e tij te akullorja që e
keni marrë të gatshme ose e keni
bërë më parë në shtëpi.
2
Përziejini mirë dhe vendosini
për të paktën 1 orë në frigorifer.
3
Vendosni copat e çokollatës në
një tas së bashku me farat pikante
të specit.
4
Në një tenxhere shtoni kremin
e qumështit, panën dhe sheqerin
dhe lërini të ziejnë.
5
Sapo të marrë valën e parë hiqeni nga zjarri.
6
Më pas shtoni çokollatën me
farat pikante.
7
Përziejini derisa çokollata të
shkrijë.
8
Shërbejini të ngrohtë me një
kupë me akullore me xhenxhefil.
9
Do të jetë një akullore e nxehtë dhe e ftohtë në të njëjtën kohë.
Receta të ngjashme