Sallatë me Pulë dhe Kungulleshka


Kjo sallatë është shumë e freskët, e shëndetshme dhe e lehtë në përgatitje.

Përbërësit
- 650 gr gjoks pule
- 2 kungulleshkë (rreth 350 gr)
- 1 spec i kuq (rreth 300 gr)
- 1 patëllxhan (rreth 340 gr)
- 100 gr sallatë miks
- kripë
- 4 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
Përgatitja
1
Për të përgatitur këtë sallatë, ju si fillim duhet që të merrni specin e kuq. E lani mirë dhe e vendosni në një tavë furre, duke i shtruar më parë një letër pergamene. E fusni specin në furrën me ventilim në temepraturë maksimale për rreth 10-15 minuta, deri sa lëkura e specit të jetë lehtësisht për t’u hequr.
2
Pasi speci të jetë pjekur, ndajeni atë përgjysmë, hiqini farat dhe bishtin dhe prijeni në rripa të hollë dhe lëreni mënjanë.
3
Më pas merrni kungulleshkat. Lajini mirë, prijini në të dyja skajet dhe e prisni kungulleshkën në feta të holla të rrumbullakta.
4
Më pas, në një tavë zgare, të nxehur shumë paraprakisht, i vendosni fetat e kungulleshkave dhe i piqni mirë nga të dyja anët.
5
Të njëjtën gjë bëni edhe me patëllxhanin. E lani mirë, e prisni në feta të holla dhe i vendosni fetat në tavën e zgarës, e cila duhet të jetë sërish shumë e nxehtë. (E kemi nxehur paraprakisht. Piqini mirë fetat e patëllxhanit dhe nëse ato janë shumë të mëdha, prijini në rripa paksa të hollë.
6
Më pas merrni pulën. Pastrojeni pjesën e gjoksit nga yndyrat e tepërta dhe nga kockat. Priteni në feta gjoksin e pulës, e rrihni mishin me një çekiç druri në mënyrë që të bëhet në formë homogjene.
7
Kalojeni më parë mishin e pulës në vaj ulliri dhe më pas vendoseni edhe atë në tavën e zgarës. Pasi mishi të jetë pjekur si duhet, e lini të ftohet dhe më pas prijeni në shirita të hollë.
8
Tani që perimet dhe pula janë gati, hidhini në sallatën mike, e cila ndodhet në një tas të thellë dhe përziejini të gjithë përbërësit sëbashku. Shtojini pak vaj ulliri dhe kripë dhe sallata juaj është gati.
Receta të ngjashme