Biftek 'Oscar'


Një recetë shumë e shijshme dhe që mund të rikrijohet. Ka një pamje ‘hyjnore’ dhe është plot vlera ushqyese dhe kalori.

Përbërësit
- 200 gr biftek viçi (fileto)
- kripë
- piper i zi
- 3/4 filxhan gjalpë
- 170 gr tul gaforreje (që i është hequr uji)
- 450 gr shparguj (që iu janë prerë fundet)
- 1 paketë salcë (‘Bearnaise’)
- 1 filxhan qumësht (i plotë)
Përgatitja
1
2
3
Piqni në skarë filetot derisa të arrijnë të gatuhen aq sa i doni. Për fileto të gatuara mesatarisht (me ngjyrë rozë të lehtë në qendër), i piqni në skarë për 10 deri në 12 minuta në pjesën e përparme dhe 6 minuta në anën tjetër. Lërini filetot mënjanë.
4
Vendosni tiganin (tigan ku ushqimi mund të nxjerrë avullin) në tiganin e skuqjes dhe mbushni me ujë vetëm pjesën e fundme të tiganit me avull.
5
Mbulojeni dhe lëreni të vlojë në temperaturë mbi mesataren. Shtoni shpargujt, mbulojini dhe lërini të ziejnë në avull derisa të zbuten, 2 deri në 6 minuta.
6
Rrihni përzierjen e salcës me qumësht në një tigan. Shtoni gjysmë filxhani gjalpë dhe lëreni salcën të vlojë në temperaturë mbi mesataren duke e rrahur përzierjen në mënyrë konstante.
7
Zvogëloni nxehtësinë nën pikën e vlimit dhe rrihini derisa salca të ntrashet, për rreth 1 minutë.
8
Mbi çdo fileto të pjekur vendosni mish gaforreje, pastaj gjysmën e shpargujve dhe shpërndani me lugë mbi shpargujt salcën për shije.
Receta të ngjashme