Smoothie me Kokos dhe Boronica


Një lëng i shijshëm dhe shumë i thjeshtë në përgatitje

Përbërësit
- 1 1/2 filxhan boronica (të freskëta)
- 1/2 filxhan qumësht kokosi (jo i ëmbël)
- 1 lugë gjelle nenexhik (të freskët)
- 1 lugë çaji lëng lime (e freskët)
- 1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja
1
Për përgatitjen e këtij lëngu, si fillim bëni në formë pureje boronicat.
2
Më pas hidhni në një blender purenë e boronicave, qumështin e kokosit, nenexhikun, lëng lime, mjaltin dhe 1 gotë akull.
3
Trazojini ato me blenderin deri në momentin që të përftoni një lëng të trashë.
4
Shërbejeni lëngun dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni lëng lime dhe mjaltë.
Receta të ngjashme